Masakra në Kavajë; Viktima kishte dalë për të blerë bukë
Identifikohet personi që mbeti i vrarë nga përplasja me armë zjarri e ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në Kavajë.
Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Ramazan Hasalliu, i cili mendohet të jetë vrarë aksidentalisht, teksa po kalonte në rrugë.
Kjo pasi viktima mendohet se kishte dalë për të blerë bukë kur e kapën të shtënat.
Ndërkohë tre nga gjashtë të plagosurit janë Sali Mekja, Rustem Dedaj, Arben Ajdini.
Si i dyshuar për ngjarjen është Eraldo Hyka, teksa hetimet për ngjarjen janë në vijim.
Nga të dhënat paraprake dyshohet për përplasje mes dy bandave, ndërkohë që të dhënat janë ende të pakta,
Fraksion.com