Masakër në Kavajë; Vritet me armë zjarri një person, 6 të plagosur
Një person është vrarë me armë zjarri në Kavajë, mesditën e kësaj të enjteje.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se viktima është një person rreth 50 vjeç, teksa mendohet se vrasja e tij ka qenë aksidentale gjatë shkëmbimit të zjarrit mes dy grupeve.
Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Ramazan Hasalliu, i cili mendohet të jetë vrarë teksa kishte dalë për të blerë bukë.
Sakaq flitet se krahas viktimës, kanë mbetur të plagosur edhe gjashtë persona të tjerë, mes tyre Sali Mekja, Rustem Dedaj, Arben Ajdini.
Krimi i rëndë ka ndodhur në lagjen nr.4, teksa pritet të merren në pyetje dëshmitarët për të zbuluar më shumë.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila po punon për të zbuluar rrethanat e krimit.
Fraksion.com