AktualitetTë fundit

Kosova dhe Shqipëria unifikojnë misionet diplomatike, Bërnabiq e quan lajm të tmerrshëm

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka reaguar ashpër ndaj nënshkrimit të marrëveshjes, për unifikimin e misioneve diplomatike mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ministrit i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, nënshkruan të martën marrëveshjen për unifikimin e misioneve diplomatike dhe konsullore dhe bashkëpunimin strategjik në fushën e politikës së jashtme.

Ministri Pacolli, shkroi në Twitter se “ishte i nderuar për nënshkrimin e një marrëveshje historike të bashkëpunimit strategjik”.

“Ky është një hap i madh përpara në integrimin tonë kombëtar, gjë që do të bëjë më të fortë veprimin e përbashkët global”, tha Pacolli.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq e dënoi nënshkrimin e kësaj marrëveshje duke e quajtur atë të “tmerrshme”.

Ajo i tha televizionit Pink, se është skandaloze që deri më tani, nuk ka asnjë reagim nga Shtetet e Bashkuara, dhe se nënshkrimi i kësaj marrëveshje me qëllim është bërë në kohën kur po zgjedheshin udhëheqësit e rinj të BE-së, pasi në këtë mënyrë nuk do të kishte reagim nga Brukseli.

View image on TwitterView image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter

View image on Twitter

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com