AktualitetTë fundit

“Ke abuzuar me 812 mijë euro”, Ndreca padit Gjatën për akuzat në emision

Juristi Plarent Ndreca dhe sekretari ligjor i Partisë Demokratike, Çlirim Gjata, janë përplasur mbrëmë në emisionin Opinion, teksa diskutohej për zgjedhjet e 30 qershorit dhe nëse kryebashkiakët aktualë duhet t’i lënë vendin të zgjedhurve të zgjedhjeve që sapo lamë pas.

Mirëpo, në një moment gjatë debatit, Gjata e ka akuzuar Ndrecën se ka abuzuar me 812 mijë euro kur ai ishte Sekretar i Përgjithshëm në MAS.

Lidhur me këto akuza, Ndreca mbrëmë paralajmëroi Gjatën se do ta çonte në gjykatë për shpifje, gjë që e ka bërë ditën e sotme.

Mësohet se Ndreca e ka paditur Gjatën bazuar në nenin 120 të Kodit Penal, duke kërkuar dënimin e tij për shpifje, shpagimin për cënim nderi e personaliteti me 10 mln lekë të vjetra, përgënjeshtrimin e deklaratave të bëra dhe pagimin e të gjithave shpenzimeve gjyqësore.

/a.r

 

Fraksion.com