Imami nxjerr zbuluar Bashën: Përgjimet e Dibrës i kishte që në kohën e çadrës
Lulzim Basha nuk e ka pranuar kurrë së përgjimet e Dibrës ia ka dorëzuar ai revistës gjermane ‘Bild’.
Partia Demokratike i ka përdorur publikimet për akuza politike, por pa marrë përgjegjësi sesi mbërritën materialet në dorën e gazetarit Peter Tiede.
Por Arben Imami ka zbuluar disa detaje që e implikojnë Bashën në publikimin e Dojes 184, shkruan JavaNews.al
Ish-ministri i Berishës tha sot në ‘Real Story’ se Lulzim Basha e ka pasur dosjen prej dy vitesh.
“Një pjesë të përgjimeve Basha i ka ditur. E ka thënë në çadër. Dosja ka qenë e zbardhur. Nga informacionet që unë kam, përgjimet e Dibrës i ka ditur” – tha Arben Imami.
Ish-ministri këmbënguli se Basha e ka pasur të zbardhur dhe dosjen e përgjimeve të Durrësit,
“Për informacionin që unë kam, Basha ka qenë në dijeni për përgjimet dhe blerjen e votave që në 2017, para marrëveshjes së 17 majit.
Sipas informacionit që unë kam, edhe Dosjen e Durrësit Basha e ka pasur të zbardhur…
Unë i kam mësuar këto inforamcione para 1 viti e gjysmë kur shkëputa lidhjet.
Di që e ka thënë te çadra kam një dosje, kur e mori ‘një person” në telefon tha e kam humbur” – deklaroi Imami.
Fraksion.com