Life StyleTë fundit

I rikthehet ekranit; Ja ku do ta shihni Arjola Shehun pas pak ditësh

Pasi mbylli programin “Kush vjen për drekë” në ekranin e Tv Klan, Arjola Shehu e shfrytëzoi sezonin e fundit për t’u marrë me projekte jotelevizive.

Megjithatë, pas pak ditësh, Arjola do të rikthehet në spektakël. Kohët e fundit moderatorja është parë në shoqërinë e Petri Bozos dhe dyshimet pas fotove i vërtetoi sot vetë Arjola.

Prezantimi i spektaklit “Miss Shqipëria” i është besuar asaj për këtë vit dhe konfirmimin, moderatorja e ka dhënë përmes një postimi pak orë më parë.

Bashkë me një foto në të cilën mban kurorën e Miss-it, duke falënderuar organizatorët, Arjola shkruan: “Sa e lumtur jam që prezantimi i Miss Shqipëria 2019 më është besuar mua!

Mbrëmjen e 6 korrikut ju presim në Libohovë, ku do të përzgjedhim më të bukurën shqiptare! Faleminderit Alda Bida dhe Petri Bozo! Ju dua!”