Calavera nga Poznani: Reforma po trondit sistemin në Shqipëri
E ndërsa presidenti Ilir Meta ka nisur publikimin e disa komenteve në formë refeksionesh për reformën në drejtësi të cilën e quan Ramaforma shefja e misionit të ONM-së në Tiranë, Genoveva Calavera nga Samitin e Poznanit në Poloni, thotë se sistemi po tronditet dhe politikanet duhet ta kuptojnë këtë gjë.
Shefja e misionit të ONM-së Genoveva Calavera, deklaroi se reforma në drejtësi po ecën në drejtimin e duhur.
“Kjo ka për të qenë thelbësore: të keni një shtet ligjor funksional, të keni një sistem gjyqësor të pavarur. Nuk është më një çështje e negociueshme. Jam shumë e lumtur që për shkak të popullit shqiptar dhe jo për shkak të politikanëve, për shkak të qytetarëve, ky ndryshim dramatik ka nisur në Shqipëri. Sepse kjo do të thotë që me këtë proces, që unë besoj se po shkon në drejtimin e duhur, ne do të kemi një gjyqësor të pavarur”- tha Calavera.
Shqipëria thekson zonja Cavalera do të arrijë në një pozicion fantastik, për të kapur kohën e humbur deri tani.
“Çdo vend duhet të gjejë mënyrën për të reformuar gjyqësorin. Nuk është e thënë që të jetë kaq dramatike sa e Shqipërisë, sepse problematika nuk është e njëjtë për çdo vend, por ju duhet të gjeni një mënyrë për të bërë reformën”- përfundoi Calavera.
Fraksion.com