AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha pas Metës; Sulmon Sorosin dhe ambasadorin e BE-së: Pseduoreforma e tij do t’i jepte Ramës të gjitha pushtetet

Jashtë selisë së PD-së, i pyetur nga gazetarët se si e sheh zgjidhjen që Meta ka dhënë për krizën politike, ish-kryeministri Sali Berisha, tha se nuk ndërhynë në zgjidhjet e Presidentit.

Ish-kryeministri i ka dhënë përgjigje edhe ambasadorit të BE, Lugi Soreca, duke e konsideruar qesharak propozimin për gjykim nga Gjykata Kushtetuese.

Berisha është artikuluar qartë dhe publikisht kundër Soros, ku deklaroi se me “pseudoreformën, Soros i dha të gjitha pushtetet Edi Ramës që e shndërroi drejtësinë në narkodrejtësi”.

Si mendoni për zgjidhjen që ka dhënë Meta?

“Mos e pyetni një ish-president se si duhet të zgjidhet, nuk ndërhyjë unë fare në zgjidhet e presidentit.

Dy gjëra janë qesharake, këta mendojnë se harrojnë, shqiptarët kanë shumë të meta dhe kanë defekte, por një gjë e kanë, absolutisht kurrë sapunin për djathë nuk e hanë, nuk e kanë ngrënë në atë kohë, ata që u thonë shqiptarëve të gjykojë kushtetuesja pasi është varrosur i dënuari, bëjnë një propozim qesharake, sikundër është edhe ideja që të hetojë drejtësia regjistrimet që faktojnë se Shqipëria drejtohet nga narkoshtet, cila mafie në botë heton veten? Nuk jam kundër, nëse drejtësia do kishte hetuar nuk do ishin kurrë këto zhvillime,

Ishte pseduoreforma e Sorosit që do ti jepte Ramës të gjitha pushtetet dhe e shndërroni drejtësia në narkodrejtësi, mafia nuk heton veten e vet, ndaj edhe shqiptarëve mos u sugjerojnë gjëra galante sikur është vend me demokraci të plotë, por me drejtësi dhe gjithë pushtetet të kapura, që meriton të quhet Edvin kristaq Avdyli, lala etj“, tha Berisha.

 

Fraksion.com