AktualitetPolitikëTë fundit

Arben Imami ‘zëvendëson’ Metën sonte në Real Story; Balla: Për Presidentin do kem vetëm një pyetje…

Arben Imami ish themeluesi i PD-së, është sonte i ftuari i Sokol Ballës në studion e Real Story, ora 21.00 në Vizion Plus.

Arben Imami është themelues i PD-së në dhjetor 1990. Por është edhe njeriu që u rrah prej Berishës në vitin ’96, u shkëput për disa vite dhe më pas u rikthye sërish në PD në vitin 2005 me krijimin e KOP-it të famshëm.

Për disa vite në qeverinë Berisha mbajti postin e Ministrit të Mbrojtes. Por kur Basha nw maj 2017 e përjashtoi nga lista e deputetëve, Imami bashkë me Topallin dolën kundër tij në kulm të fushatës.

Intervista e Imamit në Real Story vjen vetëm pak ditë pas mesazhit të Jozefina Topallit kundër Bashës.

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit ajo e cilësoi aksionin e Bashës të dështuar. Çfarë mendon Imami për situatën në PD? A duhet të rikthehet PD në sistem apo do të vazhdojë rrugën e Bashës? A mundet Basha të dalë fitimtar në zgjedhjet e ardhshme dhe a do të jetë Imami pjesë e një aksioni për ringritjen e PD-së? Për këto dhe për shumë pyetje të tjera, ndiqni intervistën e Arben Imamit, sonte në Real Story ora: 21:00 në Vizion Plus.

Imami në vend të Metës

Ndërkohë prej dy ditësh Sokol Balla kishte ftuar Presidentin e Republikës, pasi Ilir Meta gjatë sulmit personal që i bëri atij dhe familjarëve të tij, në fund e sfidoi Ballën ta ftonte në emision “së bashku me miqtë e tij amerikanë, me Edi Ramën dhe zonjën Calavera”, për tu përballur për Reformën në Drejtësi. Balla e pranoi kërkesën dhe e ftoi publikisht Presidentin të vinte në Real Story të enjten. Por nga Presidenca nuk pati asnjë përgjigje. Stafi i Real Story kontaktoi të mërkurën stafin e Presidentit, por prej tyre morën përgjigje se nuk kishin marrë asnjë sinjal nga Ilir Meta se ai do të shkonte të enjten në studion e Real Story. I kontaktuar nga realstory.al, Sokol Balla tha se në këto kushte i duhej të përgatiste një tjetër emision. Por ai thotë se nëse Presidenti ndryshon mendje edhe në minutë të fundit, ai do jetë i mirëpritur. “Kisha përgatitur disa pyetje për Presidentin që besoj kishin interes për opinionin publik, që lidhen me funksionimin e rolit të Presidentit gjatë kësaj krize dhe asnjë pyetje me sfond personal, ” thotë Balla, i cili u sulmua personalisht dhe ju përmend fëmijet thuajse me një mesazh kërcënues nga kreu i shtetit. “Gjithsesi për një nga pyetjet, e kam gjetur përgjigjen nga vetë Meta, në një intervistë dhënë për një televizion rus. Këtë pyetje dhe përgjigjen do ti transmetoj sot në fillim të programit”, thotë Balla./javanews

 

Fraksion.com