Life StyleTë fundit

Prindërit kundërshtojnë martesën; Alba dhe Albi Nako ndahen pas 2 vitesh

Lidhja e koreografit Albi Nako dhe balerinës Alba Hoxha ka qenë një nga lajmet më të komentuara muajit e fundit në media. Ndonëse ata nuk e pranuan kurrë marrëdhënien e tyre, u panë shumë herë bashkë dhe madje u përfol se do të zyrtarizonin lidhjen.

Mirëpo, vetëm një muaj më parë Albi dhe Alba e hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami dhe prej kohësh nuk janë parë më bashkë, madje në “Alba Festival” ku Albi ishte me trupën e tij të baletit, Alba nuk u pa gjëkundi. Kanë mjaftuar këto detaje që në media të përflitet se çifti i ka dhënë fund lidhjes 2 vjeçare.

Sipas ‘Panorama Plus’ mosmarrëveshjet në çift, por edhe qëndrimi jo miratues i prindërve të Albit, të cilët nuk kanë dashur zyrtarizmin e tij në martesë me një vajzë në profesionin e balerinës, dhe gati dy dekada më të re, kanë bërë që dyshja e njohur të ndahet.

Kujtojmë që i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, babai i Albit deklaroi me bindje se nusen e Albit nuk do e dëshironte të ishte me profesion balerinë.