AktualitetPolitikëTë fundit

Komisionin ‘anti-Meta’ do e drejtojë Ulsi Manja; Ruçi mbledh Konferencën e Kryetarëve

Mësohet se kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur që Komisionin hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ta drejtojë Ulsi Manja, i cili është edhe kryetar i Komisionit të Ligjeve.

Në krah të Manjës do të jenë tetë deputetë të mazhorancës, si dhe deputetët e opozitës së re parlamentare.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se në këtë komision nuk do të ketë asnjë nga 55 deputetët që firmosën kërkesën për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës.

Mazhoranca ka nisur procedurat për shkarkimin e Metës pas dekretit të këtij të fundit për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Ndërkohë, kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka mbledhur mesditën e sotme Konferencën e Kryetarëve ku do të diskutohet mbi komisionin ‘anti-Meta’.

 

Fraksion.com