AktualitetPolitikëTë fundit

Video; Profesor Doktor Mark Marku-Cakajt: Mua mos më ngri nervat sepse nuk të njoh as ty as Ramën, as policinë dhe s’do paguaj as taksat

Profesor Mark Marku ka sulmuar ministrin e Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj.

Ai i ka thënë se nuk e njeh, madje shton se nuk njeh as kryeministrin apo institucionet e tjera.

Marku shprehet se tani nuk do të paguajë as taksat,

Profesor Marku: S’ke turp… mos më ngre nervat! Po ta lesh me recitu atë.., ai po reciton, po ngatërrohet me të. Zotëri ty nuk të njoh fare as si ministër as si shtet unë ty. Unë nuk njih asnjë ministër të këtij shteti as kryeministrin pas kësaj që ka ndodh. Asnjë taks nuk do paguajë

Gent Cakaj: Manifestimi arrogant dhe ofendimet qëndrojnë në proporcion të njëjtë me nivelin e inteligjencës. Zgjedhjet janë mbajtur me 39 subjekte pjesëmarrëse në zgjedhëse.

Profesor Marku: Po ik ore… E kupton që po flet fjalë pa kuptim.

Gent Cakaj: Nëse Gjykata Kushtetuese vendos ndryshe do ketë respektim absolut të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

 

Fraksion.com