“Unë kryetar Bashkie, t’i Kryeministër’; Meta zbulon marrëveshjen e fshehtë me Ramën
I papërmbajtur dhe duke mos kursyer askënd, presidenti Ilir Meta ka zbuluar edhe detaje nga marrëveshja e bërë me Ramën në vitin 2013.
Meta theksoi se Rama kishte frikë të futej në zgjedhje për shkak të fuqisë politike që kishte në atë kohë kryeministri Sali Berisha.
Por, sipas presidentit ka qenë vetë ai që ka bindur kryeministrin Rama që të futej në zgjedhje, duke i ofruar mbështetje të pakursyer politike dhe jo vetëm.
“Atëherë nuk donte të futej, se tha do ma fusë prapë Saliu, krizën e kam zgjidhur unë. Unë kisha dhënë fjalën te ca ndërkombëtar serioz atëherë, te ambasadori gjerman, që ma tha ky nuk hyn në zgjedhje, hyni ju, unë i thashë po nuk hyri ky jo, i thashë, Edi ke frikë t’i hyj unë për kryetar bashkie t’i bëhu gati për Kryeministër”, bëri me dije Meta.
Fraksion.com