AktualitetLife StyleTë fundit

Rudina Hajdari pas deklaratës së Ambasadës Amerikane: Ndihem krenare që do ta udhëheq reformën zgjedhore

Rudina Hajdari, kryetarja e grupit demokrat në parlament ka reaguar mbrëmë në Facebook me një status lidhur me Ambasadën Amerikane e cila ndër të tjera mirëpriti raportin e OSBE/ODIHR me konkluzionet se zgjedhjet bashkiake të 30 qershorit u zhvilluan përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe të rregullt, si dhe u dha një vlerësim i përgjithshëm pozitiv për numërimin e votave.

Rudina Hajdari shprehet se reforma zgjedhore është një fitore për një pjesë të opozitës që ruajti vlerat e demokracisë përpara bashkatdhetarëve dhe partnerëve ndërkombëtar. Si kryetare e Reformës Zgjedhore, Hajdari thotë se ndihet e privilegjuar dhe krenare që do e udhëheqë për tu dhënë demokratëve sistemin më të mirë të përfaqësimit, si një mënyrë për të avancuar drejt Europës.

Lexoni më poshtë reagimin e Rudina Hajdarit e cila citon edhe fjalët e ambasadës Amerikane:

“Përshendesim deklaratën e Ambasadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen absolute të Reformës Zgjedhore. Reforma Zgjedhore është një fitore për atë pjesë të opozitës që ruajti vlerat e demokracisë përpara bashkatdhetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke treguar vendosmëri për të respektuar shtetin e së drejtës dhe institucionet e tij, si dhe duke mos braktisur elektoratin dhe parimet demokratike. Ndihem e privilegjuar dhe krenare që do ta udhëheq këtë reformë për tu dhënë demokratëve sistemin më të mirë të përfaqësimit, në mënyrë që të avancojmë drejt rrugës Europiane.“

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com