Meta: Si s’ju vjen turp ndërkombëtarëve …
Presidenti Ilir Meta bëri akuza shumë të forta ndaj ndërkombëtarëve. Në një konferencë për median Meta tha se si s’ju vjen turp ndërkombëtarëve qe flasin vetëm për opozitën.
“Këtyre ndërkobmëtarëve si nuk i vjen turp që tha po ky kryeinistër si nuk bëri asgjë për opozitën që iku nga parlamenti? Nuk e panë ata që nga mitingu i parë deri tek i parafundit, bëj këta miting në Tiranë, bëj ai në Berat. Mirë ata që janë në opozitë, po ky kryeministër nuk ka përgjegjësi ndaj dhjetra atyre njerëzve që paguajnë taksa? Përgjegjësia më e madhe është e qeverisë. Këta (ndërkobmëtarët) shikojnë vetëm gabimet e opozitës dhe jo të qeverisë. Unë e krijova mundësinë për dialog, përse nuk erdhi. Të thoshtë zoti president unë nuk iki nga karriga a ekryeminsitrit, ta shtyjmë këtë datë dhe të bëjmë zgjedhje lokale normale. E bëri ndonjëherë ai këtë gjë? JO! Më keni dëgjuar ndonjëherë të thëm unë “Rama Ik”? JO. Edhe mua më thoni tani për përgjegjësitë që kam unë? Unë po flas hapur, bëra gjithcka të ruaja qetësinë. Falenderoj drejtuesit e opozitës dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë që bënë thirrjen e tyre për qetësi më 30 qershor. Parlamentin e ka socialist. Është vetëm një deputet që kritikon opozitën, Lefter Maliqi, të tjerë nuk ka. Ai vetëm presidentin nuk e merr dot dhe nuk ka për ta marrë ndonjëhërë. Dhe presidentin e FSHF-së vetëm..ka lënë ndonjë gjë tjetër pa marrë? Drejtësinë po komplet Ramafon, të gjithë të dalin në diell t’i bien dajres,” deklaroi Meta.
Fraksion.com