AktualitetPolitikëTë fundit

Meta plas “bombën”: Në 13 tetor shqiptarët do votojnë edhe për Presidentin!

Presidenti Ilir Meta në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp pasi ka sulmuar ashpër Edi Ramën dhe të gjithë selitë diplomatike në Tiranë, ka njoftuar se në 13 tetor Shqipëria do të zhvillojë zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet për Presidentin e Republikës.

“Në 13 tetor kemi zgjedhje të përgjithshme dhe zgjedhje për Presidentin. Unë do kandidoj për këtë post dhe Edi Rama dhe regjimi socialist të më vënë para këdo që dëshirojnë. Dhe kjo është rruga e zgjidhjes së kësaj krizës se është 2 korriku sot dhe mos na ikin prapë dhe mbushin anijet dhe ambasadat. Boll e zbrazën Shqipërinë. Shqipërinë do ta kthejmë në vend dhe shtet të së drejtës, dhe do bëjmë që të kthehen edhe shqiptarët në Amerikë, Itali dhe Angli. Kjo është zgjidhja që unë jap, është turp për mua nëse shqiptarët nuk më votojnë qas për Edin dhe as gjithë të tjerët”, tha Meta.
Fraksion.com