AktualitetPolitikëTë fundit

Meta nxjerr SMS e Ramës: S‘do gjesh LSI pasi të mbarosh mandatin! Presidenti: Do ta bëjë 3 herë më të madhe

Presidenti Ilir Meta lexon mesazhet që i ka dërguar kryeministri Rama.

Meta tha se kishte ca kohë që nuk kishte shkëmbyer SMS me kryeministrin, por ai i ka lexuar ato publikisht.

Presidenti tha se Rama i ka thënë në mesazh që Luli s’do  jetë më kryetar partie pas zgjedhjeve vendore, ndërsa Meta nuk do gjejë më gjurmë LSI-je.

“I dhashë idenë e dajreve atyre ajo funksionoi shumë mirë.

Po të isha këtu besoj se opozita nuk do i braktiset mandatet por isha në Gjermani, ose LSI nuk do i bënte, shpirti im e di, se ca kam hequr unë për të shpëtuar LSI nga asgjësimi i marrëveshjes së 17 majit,

Ça më shkruan ky, nuk e kam zakon por do i nxjerrim. Më 18 shkurt:

Lulit i kam shkuar në fund të 2017 se pas zgjedhje lokale nuk do jetë kryetar partie, ndërsa ty po të shkruaj se pasi të mbarosh mandatin si president nuk do gjesh më gjurmë LSI.

Pra i vjen keq edhe për mua edhe Lulit, mua kur nuk më erdhi keq për ditët e mia në PS në ditët e mia më të zeza, që Edi i gjuante me gurë, e bënte pis atë, nuk më vjen keq as për LSI se e bëra për të dhënë mundësi të rinjve si Gjosha, Panariti, Mehmeti të bëjnë diçka të mirë për vendin”, tha Meta.

 

Fraksion.com