AktualitetPolitikëTë fundit

Meta nuk mban më sulmon Sorosin: S’jam Gruevski, por Mic Sokoli

Presidenti Ilir Meta tha se alternativa e tij për zgjidhjen e krizës ishte një axhendë ndryshe nga ajo e opozitë joparlamentare, që është Rama ik.

Ajo ishte Rama relekto, që pas zgjedhjeve të 30 qershorit, sipas Metës është kthyer në Rama kthjellohu.

“Nëse nuk je i pavarur të marrësh vendimet e duhura, unë dhe gjithë shqiptarët e ndershëm që kanë ende gjak shqiptari do ta mbrojnë Shqipërinë nga gjithë ata miliarderë që i duket Shqipëria mizë lizi e mund të tallen“, tha Meta.

Në konferencën për shtyp, ka dhënë mesazhe direkte për kryeministrin, madje edhe filantropistin Sorosin.

Duke i kujtuar se tashmë mesazhi për kryeministrin është “Edi thellohu”, ai ka folur hapur duke deklaruar se ai nuk eshte i races se Gruevskit, por i Avni Rustemit.

“Unë dhe shqiptarët do ta mbrojnë vendin nga ata milierderë që u duket Shqipëria një mizë lisi që mund të tallen si të duan. Kam dy fjalë për miliarderin Soros, ju uroj jetë të gjatë, suksese dhe të birit që vjen shpesh në Shqipëri, ti gëzojë miliardat, Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit është presidenti i vendit dhe i del për zot vendit, Jam i racës së tipit Avni Rustemi, Mic Sokolit, Vojo Kushi. PO qesh “kushërira” ime, Ambrozia, jam  i gatshëm të bëj testin e shëndëtit mendor dhe pas kësaj krize duhet të vëmë në kushtetutë testin e shëndetit mendor dhe jam gati të bëj edhe testin e drogës, kurse për tetstin e shqiptarit e dinë ata që e kam bërë e do ta bëj në cdo kohë”, tha ai.

 

Fraksion.com