Meta del në konferencë në orrën 11:00
Pas postimeve të vazhdueshme në rrjetet sociale, lidhur me votimet e së dielës, Presidenti Ilir Meta ka vendosur të dalë me qëndrim më zyrtar.
Në orën 11.00 ai do të mbajë një konferencë për mediat.
Kjo është konferenca e parë e tij, pas votimeve të 30 qershorit.
Meta ka sulmuar zgjedhjet vazhdimisht në këto dy ditë dhe i ka krahasuar ato me votimet e periudhës së komunizmit, duke publikuar edhe video.
Ndërkohë ai kishte anuluar zgjedhjet e 30 qershorit nëf illim të muajit dhe vetëm 3 ditë para datës 30 qershor nxorri si datë të re për zgjedhjet vendore, 13 tetorin.
Fraksion.com