Fati i kryebashkiakëve të djathtë pas 30 qershorit; Nishani i shkon Bashës në zyrë
Kryebashkiakët ende në detyrë të Partisë Demokratike zhvilluan paraditen e sotme një takim me kryetarin Lulzim Basha, në selinë blu.
Ndërkohë në selinë e Partisë Demokratike ka mbërritur edhe ish-presidenti Bujar Nishani, që aktualisht ka postin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar në këtë forcë politike. Nishani do të ketë një takim me Lulzim Bashën, pas mbledhjes së kryebashkiakëve demokratë.
Gazetarja e Top Channel, Elda Menga shpjegoi edhe hapat që duhet të ndiqen për emërimin e kryebashkiakëve të rinj. Sipas saj, kryebashkiakët ende në detyrë duhet të lirojnë zyrat menjëherë pasi të marrin mandatin të zgjedhurit e rinj. “Ka një sërë hallkash. Fillimisht KQZ duhet të përmbyllë rezultatin përfundimtar të numërimit të votova dhe nxjerrjen e fituesve. Çështja i kalon Kolegjit Zgjedhor dhe më pas KQZ duhet të certifikojë rezultatin përfundimtar”, sqaroi Menga.
Fraksion.com