Emërimet në BE: Merkel kërkon kompromise nga të gjithë
Liderët e Bashkimit Evropian po vazhdojnë konsultimet maratonike, për emërimin e udhëheqësve të institucioneve kryesore të bllokut 28 anëtarësh.
Mospajtime të thella po i shoqërojnë këto diskutime, pjesërisht për shkak të rivalitetit të Francës dhe Gjermanisë për emrat e rinj, dhe poashtu për shkak të mospajtimeve brenda grupeve politike që janë të përfaqësuara në parlamentin evropian.
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel deklaroi të martën, se të gjithë duhet të bëjnë kompromise gjatë procesit të emërimit të udhëheqësve të rinj të institucioneve të BE-së.
“Të gjithë duhet ta kuptojnë, se duhet të zhvendosen pak nga pozicionet. Pastaj do të ketë një mundësi për të arritur marrëveshje”, tha Merkel.
Liderët e BE-së, nuk arritën të zgjidhnin emrin e kandidatit për të kryesuar Komisionin Evropian, organin kryesor ekzekutiv të BE-së, pas diskutimeve që kanë filluar të dielën në Bruksel. Disa përfaqësues të vendeve anëtare kanë thënë se një vendim mund të merret gjatë ditës së martë.
Fraksion.com