AktualitetPolitikëTë fundit

“Do e shohësh”; Xhelal Mziu sfidon hapur Ramën: Nuk e liroj zyrën

Kreu demokrat Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me krerët e bashkive që aktualisht drejtohen nga PD. Pas këtij takimi ka folur kryetari aktual i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu.

Ai deklaroi i bindur, se nuk e liron zyrën e tij dhe ka paralajmëruar se në 13 tetor qytetarët do shikojnë sesa vota do marrë.

“Zgjedhjet e 30 qershorit janë të paligjshme. Unë nuk e lë zyrën për këto zgjedhje, është personale. Në 13 tetor do e shohim se sa vota do marr”, tha Mziu.

 

Fraksion.com