AktualitetLife StyleTë fundit

Bëri foton Topalli-Erla Mëhilli: Basha shkarkon kameramanin Igli Zela

Pas publikimit të një fotoje mes Jozefina Topallit dhe Erla Mëhillit, kameramani që ka bërë edhe foton Igli Zela është shkarkuar me urgjencë mbrëmjen e djeshme. Burime nga PD bëjnë me dije se një prej kameramanëve që për shumë e shume vite ka shoqëruar Berishën kur ishte kryeministër, por edhe Bashën në opozitë, është shkarkuar në shenjë hakmarrje vetëm se I bëri foto ish-nënkryetares së PD-së, Jozefina Topalli e cila ka dalë kundër rrymës së Lulzim Bashës.

Lufta nga fushata zgjedhore ku kanë qenë t’u impenjuar protagoniostët është zhvendosur në rrjetet sociale, ku ka filluar lufta e klasave. Me sa duket, pas daljes zyrtarisht nga politika, Lulzim Basha ka filluar gjetjen e “puçistëve” siç bënte Enveri dikur mes anëtarëve të byrosë. Siç shihni edhe nga këto foto, në Facebook,m në mbështetje të operatorit më besnik të PD-së Igli Zela i ka dalë edhe fotografi Elvis Gorica dhe Erla Mëhilli. Dje Erla Mëhilli e cila njihet edhe si zëdhënësja e “Doktorit” publikoi një foto me Jozefina Topallin. Kjo e fundit, po dje lëshoi një lum kritikash ndaj Bashës dhe për gjendjen ku e ccoi partinë që në 91 zgjoi shpresat e shqiptarëve për demokraci.