A do ta lirojë zyrën? Voltana Ademi jep përgjigjen nga selia e PD
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thirri mesditën e sotme në një takim në selinë blu të gjithë kryebashkiakët e djathtë, të cilët nuk morën pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.
Duke iu shmangur përgjigjes së drejtpërdrejtë, Ademi ka deklaruar se është ende herët për ta diskutuar një çështje të tillë.
“Jemi akoma herët për ta diskutuar këtë. Mendoj që raporti që OSBE/ODIHR është një reflektim për popullin shqiptar. Do të shohim zhvillimet jo vetëm të klasës politike, por edhe të njerëzve. Ajo që u tha të dielën është reagimi më i madh popullor që shqiptarët mund të kenë bërë në historinë e vet.
Situata është shumë e rëndë, e rëndë për të gjithë popullin dhe në këtë kontekst politikisht, por bashkë me gjithë njerëzit do të duhet të reagojmë dhe ta bëjmë të mundur”, ka thënë Ademi.
Fraksion.com