Zhduket në liqen futbollistja shqiptare e kombëtares zvicerane
Florjana Ismaili, futbollistja me origjinë shqiptare e kombëtares së Zvicër është zhdukur një ditë më parë në liqenin e Komos.
24 vjeçarja shqiptare së bashku me një mikeshën e saj kanë marrë me qera një motoslaf për të kaluar një ditë pushimi në liqenin e Komos.
Alarmi për zhdukjen e Florjanës është dhënë nga mikesha e saj e cila ka rrëfyer se rreth 700 metra nga bregu kanë ndalur motoskafin për të bërë një banjo. Pas zhytjes Florjana Ismaili nuk ka dal më mbi ujë. Thellësia e liqenit në ata pikë arrrin rreth 100 metra.
“Policia vazhdon kërkimet në liqen e nuk i kem i humbur shprhesta, thuhet në një komunikatë të kombëtares zvicerane.”Young boys”. Jemi të shqetësuar e shpresojmë që gjithçka të shkoj mirë. Jemi në kontakt me familjarët e kërkojmë të na kuptoni nëse nuk kemi informacione të reja për momentin”.
Florjana Ismaili ka lindur në qytezën Ëalpersëil në provincën e Bernës nga prindër me origjinë shqiptare.
Supozohet se gjatë hedhjes në liqen Florjana ka pësuar ndonjë problem shëndetësor për shkak të diferencës së lartë të temperaturës ambientale e të liqenit të shënon rreth 20 gradë.
Fraksion.com