Live: Shefja e OSBE/ODIHR prezanton raportin paraprak për 30 Qershorin
Shefaje misionit të OSBE/ ODIHR ka nisur në Tiranë prezantimin e raportit paraprak për zgjedhjet.
Në një konferencë për mediat nga Audrey Glover bën publike gjetjet e vëzhguesve.
“Falenderojmë Ministrinë e Jashtme që na kanë ftuar për të monitoruar këto zgjedhje, por dhe autoritetet dhe partitë politike.
Këto janë zgjedhjet e 14 që OSBE-ODIHR që vazhdon në Shqipëri. Në jemi në Shqipëri që prej 23 majit. Në vëzhgojmë të gjithë procesin sepse ajo që ndodh përpara është ë rëndësishme. Jemi këtu pa axhendë të fshehtë dhe plotësisht të paanshëm sepse ne flasim me fakte.
Neve nuk na intereson se kush i viton zgjedhjet o ne i vlerësojmë në bazë të përputhshmërisë me standardet ndërkombëtare.
Zgjedhjet e 30 qershorit u mbajtën pa marrë parasysh kërkesat e elektoratit. Opozita vendosi të mos marri pjesë në zgjedhje. Në këtë klimë zgjedhësit nuk patën mundësi reale që të zgjedhin. Në 31 nga 61 qytetarët nuk kishin mundësi të kishte zgjedhje.
Përplasjet politike çuan në siguri juridike. Ajo çka ishte pozitive është që votimi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe paqësore.
Ishin zgjedhjet që u zhvilluan me një klimë tepër të nxehtë politikisht.
Fraksion.com