AktualitetPolitikëTë fundit

Plazhi në Lalëz; Meta i dërgon publikut tjetër foto

Dje ishte në pishina dhe sot në bregdet, në Gjirin e Lalëzit aty ku dhe ka vilën e tij.

Presidenti Ilir Meta pozon nga Lalëzi mesditën e sotme vetëm një ditë pas votimeve të së dielës, duke thënë se ka humbur shumë kohë pa pushuar.

Ai thotë se ndodhet me dy vëzhgues ndërkombëtarë, njëri holandez dhe tjetri gjerman.

“Kënaqësi të takoja sot në Lalëz dy vëzhgues ndërkombëtarë të votimeve të djeshme, Zhoaon nga Holanda dhe Katerinën nga Gjermania. Ata kërkuan një kujtim me mua dhe unë jam i lumtur ta ndaj këtë foto me ju. Po kështu jam i gëzuar që u ka pëlqyer shumë Shqipëria.

E di që disa komentues do më kritikojnë pse sot jam buzë detit si e hënë që është, por dua t’ju them se kam humbur shumë ditë pushimi duke pritur dialogun dhe reflektimin, përfshirë dhe të shtunën e fundit”, shkruan Meta.

 

Fraksion.com