AktualitetPolitikëTë fundit

OSBE/ODIHR, misioni i vëzhguesve konferencë për mediat

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve vendore në Shqipëri do të paraqesin gjetjet dhe përfundimet e tyre paraprake në një konferencë për shtyp, e cila do të mbahet ditën e sotme, në orën 15:00, tek Hotel Tirana International.

Informacionet bëjnë më dije se kryesuesja e misionit Audry Glover do japë një vlerësim zyrtar të procesit zgjedhor mbi pajtueshmërinë me angazhimet e OSBE-së, standardet për zgjedhjet demokratike, si dhe me legjislacionin kombëtar.

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) përbëhet nga 174 vëzhgues nga 33 vende dhe është i vetmi grup ndërkombëtar vëzhgimi në terren në Shqipëri për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Dje, dy liderët politikë, Edi Rama dhe Lulzim Basha dolën në konferencë për mediat njëri pas tjetrit duke shpallur secili fitoren.

 

Fraksion.com