AktualitetTë fundit

Meta video pas votimeve: Më duhet të “shpik” një dekoratë të re

Presidenti Ilir Meta reagon për herë të parë pas votimeve të së dielës për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj.
Me anë të statusi në rrjetin social “Facebook”, Meta shkruan se tani duhet të “shpik” një dekoratë të re dhe se me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”.

“Urime të gjithë qytetarëve që dje iu larguan konfrontimit dhe dhunës duke respektuar në mënyrë qytetare njëri-tjetrin, pavarësisht nga qëndrimi ndaj votimeve socialiste të thirrura nga kryeministri Rama”, shkruan Meta.

Ai thotë se Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile, ndaj falënderon nga zemra të gjithë shqiptarët që nuk ranë viktimë e retorikës konfrontuese të liderëve të papërgjegjshëm, që sipas tij, përmes nxitjes së dhunës duan të fshehin skandalet dhe llogaridhënien e tyre.

Kreu i shtetit shton se për sa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kishte, duke iu referuar kështu votave të gjetura më shumë nga sa votues kishte.

“Tani më duhet të “shpik” një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”. Për të shijuar rikthimin e kohës së votimeve kolektive, ju ftoj të ndiqni edhe këtë video”, shkruan Meta.

Fraksion.com