Lëvizje dyshuese në PD; Pas akuzave të forta ndaj Bashës, zëdhënësja e Berishës takon Jozefina Topallin
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli akuzoi dje kreun e PD-së, Lulzim Basha, duke i përmendur disa dështime të tijat në krye të demokratëve.
Një ditë pas deklaratës se PD tanimë nuk ka asnjë pushtet, Topalli është takuar me zëdhënësen e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli.
Ka qenë kjo e fundit, e cila ka publikuar një foto në rrjetet sociale me Topallin.
Kjo foto vë në dilemë faktin, se përse të dyja janë takuar një ditë pas akuzave të Topallit ndaj Bashës, ndërkohë që Berisha sot ka realizuar një takim me këtë të fundit.