30 qershori; Vijon numërimi i votave
Numërimi i votave vijon në 31 bashki në të gjithë vendin.
Në Qarkun e Tiranës vijon ende numërimi në Bashkinë e Tiranës, Rrogozhinës dhe Kamzës, ndërkohë ka përfunduar numërimi në Kavajë ku fitues u shpall Redjan Krali i PS, po ashtu ka përfunduar numërimi në Rrogozhinë ku kryebashkiak u shpall Haxhi Memolla i PS.
Po ashtu në Vorë ka përfunduar numërimi dhe kryebashkiak shpallet Agim Kajmaku i PS.
QARKU TIRANE
Bashkia Kamëz (103 nga kuti)
Rakip Suli (PS) 8123 vota – Ylber Gjeta (BD) 306 vota/ Pjesëmarrja (10.9%)
Bashkia Rrogozhinë (54 nga 56 kuti)
Haxhi Memolla (PS) i vetëm në garë 5221 vota/ Pjesëmarrja (16.7%)
Bashkia Tiranë (493 nga 919 kuti)
Arben Skënderaj (BD) 5040 vota – Erion Veliaj (PS) 76951 vota /Pjesëmarrja (28.5%)
Në qarkun e Beratit, pritet ende numërimi në Bashkinë e Beratit dhe Kuçovës, pasi bashki si Poliçani, Skrapari, Ura Vajgurore e kanë mbyllur numërimin dhe fitues janë shpallur Adriatik Zotkaj, Adriatik Mema dhe Juliana Mema.
QARKU BERAT
Bashkia Berat (84 nga 125 kuti)
Ervin Demo (PS) 9609 vota- Pavlo Shkarpa (BD) 657 vota -Plarent Aleksi (I Pavarur) 641 vota/ Pjesëmarrja (17.5%)
Bashkia Kuçovë (55 nga 70 kuti)
Kreshnik Hajdari (PS) 7328 vota i vetëm në garë/ Pjesëmarrja (22.1%)
Numërimi në Qarkun e Dibrës ka përfunduar në Bulqizë ku merr mandatin e kryebashkiakut Lefter Alla i PS, vijon numërimi në Dibër, Klos dhe Mat.
QARKU DIBER
Bashkia Dibër (116 nga 118 kuti)
Dionis Imeraj (PS) 12824 vota – Shkelzen Qoka (BD) 2549 vota/ Pjesëmarrja (28.7%)
Bashkia Klos (31 nga 32 kuti)
Bedri Hoxha (I Pavarur) 1678 vota – Ilmi Hoxha (PS) 3504 vota/ Pjesëmarrja (35.1%)
Bashkia Mat ( 53 nga 54 kuti)
Agron Malaj (PS) 7921 vota/ Pjesëmarrja (27.3%)
Fraksion.com