“Nëse duan paqe, paqe do të kenë”; Rama fton opozitën: Nuk bëj marrëveshje për mosndëshkim politikanësh nga drejtësia
Kryeministri Edi Rama pati një ftesë për opozitën joparlamentare, por duke theksuar se nuk pranon kushte.
Ai deklaroi mbrëmjen e së dielës se PD dhe LSI duhet të tërhiqet qoftë edhe gradualisht dhe të ulet në dialog.
“Nëse duan paqe politike, paqe do të kenë. Por paqja do të fillojë vetëm kur të tërhiqen, pak e nga pak, nga sulmet për Shqipërinë.
Nëse duan marrëveshje, marrëveshja ndërtohet vetëm me dialog pa kushte dhe të ndihmojmë të gjithë bashkarisht për çeljen e negociatave.
Por duhet ta dini se unë nuk bëj asnjë marrëveshje për ta penguar drejtësinë për ndëshkimin e politikanëve për zullumet që kanë bërë, majtas apo djathtas” – tha kryeministri.
Fraksion.com