AktualitetPolitikëTë fundit

“Ilir Meta ‘koka’ e prerë”; Analisti pranë Ramës: Do bëjë pakt me Bashën, qeveri e përbashkët

Ai tha se rezultati i zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, duhet ta shtyjë kryeministrin Edi Rama që t’i shtrijë dorën për një pakt Bashës dhe nëse bien dakord kjo do të përfshinte një qeveri të përbashkët që do ta fuste Shqipërinë në BE.

“Edi Rama duhet ta bëjë marrëveshjen me Lulzim Bashën për një qeveri të përbashkët dhe me një qeveri të përbashkët mund ta rregullojnë Shqipërinë”, tha Haxhiu, teksa theksoi se do të jetë Presidenti Ilir Meta “koka” e prerë e këtij pakti të ri.
Sipas tij marrëveshja e bashkëqeverisjes për të cilën duket se negociatat do të nisin nga 1 korriku do të ketë kosto të lartë politike për Ilir Metën.

Deklarta e bujshme e Baton Haxhiut nuk është edhe aq e pabazë nëse marrim parasysh faktin se vetë Rama la pak minuta më parë, një derë të hapur për opozitën joparlamentare, por jo për pazar që të shpëtojë dikë (ndoshta Ilir Metën) nga reforma në drejtësi.

 

Fraksion.com