AktualitetTë fundit

Fatos Nano thyen heshtjen: Ja për kë votova, është koha të rreshtohemi hapur! (Video)

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano, me bashkëshorten e tij kanë votuar ditën e sotme në Mullet.

Nano ka shpjeguar në një intervistë për “Dritare.net” pse po voton dhe ka deklaruar hapur për kë, duke ju bërë thirrje votuesve të majtë e të djathtë të dinë si të reagojnë sot. “E njoh mire këtë lloj “opozite”,- u shpreh Nano ndër të tjera.

Si themelues dhe lider historik i Partisë Socialiste, i njihni këto votime ku opozita nuk merr pjesë?

Fatos Nano: Jam në pozicionin që duhet. E njoh mirë këtë lloj “opozite” dhe jam i bindur se duke votuar sot ndihmojmë çlirimin e të ardhmes nga kthetrat e saj.

A kanë legjitimitet një pale zgjedhje ku ata që shkojnë votojnë, dihet për kë votojnë, kur vota është e fshehtë?

Fatos Nano: Sigurisht po! Është koha të rreshtohemi hapur për progresin dhe qytetërimin, kundër primitivizmit tribal!

Një mesazh për socialistet dhe popullin e majtë…

Fatos Nano: Te votojnë pa ngurrim, duke mos i hequr duart nga timoni europian i Shqipërisë!

Një mesazh për opozitën…

Fatos Nano: Të votojnë kundër lidershipit te vet, që iu ka mbyllur perspektiven konkurruese europeiste!/dritare.net

 

Fraksion.com