AktualitetTë fundit

Vijon paniku: Në Korçë, tërmeti 4.1 ballë shkund sërish tokën

Vijojnë dridhet e tokës nga tërmeti në Korçë.

Lëkundja e fundit është ndjerë pak minuta më parë, ndërsa mësohet se ka qenë 4.1 ballë i shkallës Rihter.

Lëkundjet kanë zgjatur për disa sekonda, duke krijuar panik te qytetarët. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Arrëz.

Ndërkohë, lëkundjet sizmike vijojnë prej mbrëmjes së kaluar, kur u shënuan disa dridhje të tokës, të cilat vazhdojnë edhe ditën e sotme.