AktualitetTë fundit

Politikani italian “shuplakë” opozitës: Udhëtimet dhe takimet me Sali Berishën, Fatos Nanon dhe Edi Ramën

Politikani dhe kritiku i njohur italian Vittorio Sgarbi i ka dhënë një goditje të fortë deputetes së Berlusconit, Mara Carfagna, ish-modele, mbi deklaratat e saj për krizën në Shqipëri, duke kërkuar ndërhyrjen urgjente të BE dhe Italisë, deklaratë e cila u përqafua fort nga opozita për të mbrojtur kauzën e saj. Për atë deklaratë, Sgarbi thotë se Carfagna, jo vetëm që nuk njeh situatën politike në Shqipëri, por edhe është keqinformuar.

“Nëse ajo do kishte një të dhjetën e aftësive politike dhe qeveritare të Edi Ramës, do të shmangte gafat e bazuara në informacionet e gabuara. Unë nuk e di nëse ajo ka qenë ndonjëherë në Shqipëri, por unë që kam qenë në raste të shumta me qeverinë e Sali Berishës, Fatos Nanos dhe Edi Ramas, nuk mund ta kuptoj se si mund të pezullohen zgjedhjet lokale demokratike, njësoj si të ndodhte në Itali me urdhër të Presidentit, deklaron Sgarbi.

Sipas tij, shpërthimi i një partie politike të papërfaqësuar në Kuvend, të cilën Carfagna e prezanton si një kërkesë për barazi përmes akuzave arbitrare dhe demonstrimeve të organizuara në rrugë kundër qeverisë së Ramës, është një armë e ngjashme me atë që Forza Nuova ose Casa Pound mund të përdornin kundër një qeverie të zgjedhur./shqip
Fraksion.com