“Po ju dridhet dora”; Rudian Hajdari mesazh zëdhënësit të Metës: Kujdes me dekretet & çdekretet
“Kur zhgënjehet Tedi, që as nuk e njoh fare, vetëkuptohet se sa shumë mërzitem.”, shkruan Rudina Hajdari, ndërsa shton se po i replikon me të duke qenë se është zëdhënës i Presidencës.
“Po të kthej përgjigjje meqë je Zëdhënësi i Presidentit dhe i bie që ky mesazh, aspak profesional, të jetë i Tij. Gjithsesi, e kalon apo jo mami im Vetting-un, është çështje që i takon KPK, OMN & KPA, por ama kujdes kur i shkruani ato dekretet & çdekretet se po ju dridhet dora.”-përfundon Hajdari reagimin e saj.
Reagimi i zedhenesit te Presidentit:
I zhgënjyer shumë që Rudina nuk po e respekton “heshtjen zgjedhore” të partisë së saj të re që shkon nesër në votime.
Megjithatë e mirëkuptojmë për shpërdorimin që i bën mbiemrit Hajdari, të paktën derisa t’i kalojë mami vettingun. /l.m
Fraksion.com