Moisiu i ashpër me Metën: 30 Qershori i pret rrugën një presidenti të rrezikshëm
Moisiu është shprehur se dita e nesërme nuk e zgjidh situatën politike, por vetëm i pret rrugën një presidenti të rrezikshëm.
Sipas Moisiut, probleme të tilla mes mazhorancës dhe opozitës ekzistojnë në të gjithë bottën, por duhet të jetë presidenti ai që duhet të di t’i ndryshojë.
’30 Qershori nuk e zgjidh këtë situtatë, vetëm i pret rrugën një presidenti të rrezikshëm sepse kuptohet mazhoranca dhe opozita kanë problemet e tyre si e gjithë bota.
Prandaj edhe partitë kryesore si në kohën kur kam qenë unë kanë marrë një vendim dhe është firmosur. Megjithëse u ra dakort, nga opozita u kërkua kohë dhe ranë dakort të gjitha palët.
Megjithatë unë e pranova këtë pjesë dhe i kërkova kuvendit të asaj kohe, kryesisë, ishte pikërisht neni 131/ 1 dhe zhvlerësova dekretin e mëparshëm duke vënë një të ri’, tha Moisiu.
Mosiu, ndërsa ka komentuar situatën politike të krijuar në vend, i pyetur nëse rrezikon të ketë përplasje civile në votimet e 30 qershorit, u shpreh se nuk beson të ndodhë një gjë e tillë.
“Unë nuk besoj të ketë përplasje civile, mund të ketë incidente sporadike, ka pasur gjithnjë, edhe në kohën e diktaturës.
Jemi një populli vogël, dhe gjithmonë edhe kur kemi kaluar situata të vështira, nuk ka pasur përplasje, nuk besoj kurrë të ketë shqiptarë të arrijnë të ndeshen me njëri-tjetrin”, u shpreh ish-Presidenti.
Fraksion.com