Dje u shkarkua; Shoqërohet sot në polici ish-kryebashkiaku i Vaut të Dejës
Një ditë pasi u shkarkua nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila është shoqëruar në polici.
Ai është shoqëruar sot në Policinë e Shkodrës për ngjarjet e ditëve të fundit, që kulmuan me djegien e KZAZ-së në Bushat.
Në këtë ngjarje u lënduan edhe disa efektivë polici, situatë kjo që stimuloi vendimin për shkarkimin e tij, i cili mori firmën e menjëhershme edhe të Kryeministrit Rama.
Më herët për këtë ngjarje janë shoqëruar edhe 14 protestues, si dhe janë shpallur në kërkim 9 persona mes të cilëve ndodhet edhe djali i Zef Hilës.
Fraksion.com