Basha apel demokratëve, pak orë para zgjedhjeve: Nga dhuna nuk përfiton askush
Në një dalje urgjente për media, Basha iu ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve të distancohen nga dhuna ditën e nesërme, pasi sipas tij, dhuna nuk prodhon përfitime politike, por thjesht sjell një triumf të rremë.
‘Nesër nuk do të ketë liri dhe shprehje vullneti. Nesër do të shkelet Kushtetuta dhe ligji.
Dhuna nuk do të prodhonte përfitime politike, do të linte plagë të hapura dhe probleme të pazgjidhura. Unë dhe demokratët nuk besojmë te dhuna.
I them cdo demokrati, jeni krenar, i keni bërë një shërbim të madh Shqipërisë duke mos rënë pre e dhunës dhe provokimeve.
Nga dhuna nuk përfiton askush përveç Edi Ramës’ tha ai.
Fraksion.com