AktualitetBota+Të fundit

Arrestohet kapitenia e anijes me imigrantë në Lampeduza

Kapitenia e një anijeje humanitare me 40 emigrantë në bord u ndalua në Itali, pasi anija goditi një motoskaf të policisë kufitare që bllokoi rrugën e saj pasi u ankorua pa leje në ishullin mesdhetar të Lampeduzës të shtunën në mëngjes.

Pasi pesë vende ofruan të premten të marrin emigrantët, kapitenia Carola Rackete e anijes Sea Watch 3 me flamur holandez, drejtoi anijen e saj të shpëtimit drejt portit të Lampeduzës, duke goditur motoskafin e forcës së mbrojtjes kufitare.

Ajo u morr menjëherë nga policia dhe u arrestua për hetime për dhunë të dyshuar kundër një anijeje lufte dhe përpjekjeve për të shkaktuar incident duke u përplasur me motoskafin e policisë.

Imigrantët më në fund hynë në tokën italiane, pasi dolën nga anija Sea-Watch 3, e cila i shpëtoi ato më shumë se dy javë më parë.

Ministri i brendshëm Italian që është kundër imigracionit, Matteo Salvini, kishte refuzuar të linte emigrantët të hynin në Lampeduza derisa vende të tjera të Bashkimit Europian të binin dakord të merrnin azilkërkuesit.

Pas 17 ditësh në det, emigrantët përqafuan ekuipazhin e anijes dhe puthnin dokun pas mbërritjes në ishull.

 

Fraksion.com