AktualitetTë fundit

Sulmi me bomba molotov në KZAZ-në e Bushatit: Arrestohet vëllai i kryebashkiakut Hila

Shkon në 15 numri i të arrestuarve për sulmin ndaj KZAZ-në e Bushatit dhe punonjësve të policisë.

Kështu mesditën e sotme është bërë arrestimi i të shpallurit në kërkim, Alfred Hila, 51 vjeç, vëllai i kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës, Zef Hila.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi më datë 27 qershor, rreth orës 20:00, së bashku me persona të tjerë kanë sulmuar KZAZ duke përdorur sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ, si dhe në drejtim të punonjësve të policisë.

Për pasojë janë djegur materialet zgjedhore, si dhe janë dëmtuar tre punonjës policie të Komisariatit të Policisë Vau Dejës të planifikuar në shërbim pranë kësaj KZAZ-je.

Aktualisht vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Në ngarkim të autorëve të dyshuar të sulmit me bomba molotov dhe djegies së materialeve zgjedhore, i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale të “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësve të policisë të rendit publik” dhe “Dëmtimi i materialeve zgjedhore”.

 

Fraksion.com