Rama: Presidenca është kthyer në shtabin e 4 aventurierëve
Nga Fieri kryeministri Rama, e cilësoi 13 tetorin, datën e re të dekretuar nga presidenti Meta për zgjedhet lokale, si një gjë për të qeshur.
Për kreun e qeverisë, presidenca është kthyer në shtabin e 4 aventurierve.
“Tha sot kam dalë në zyrë në 5 të mëngjesit, a thua se pronto pica presidenta, mos kujtoni se është zgjuar herët, nuk ka fjetur prej ditësh, sot është në mission, dhe sot është zyrtare, presidenca e Shqipërisë është shtabi i 4 aventuriereve që bënë çmos ta bëjnë Shqipërinë zhele në sytë e gjithë Europës dhe për të kalluar frikën çdo shqiptari”- tha kryeministri.
Rama shpalosi edhe një sfidë të tij në Fier për këtë qytet.
“Sfida është që Fierit ti japim bregdetin se sot jeni pranë detit, por det nuk keni. Të jeni të sigurt që nesër të mos keni vetëm rrugën, por një segment në zhvillim që do ti jap ekonomisë tonë një vlerë të shtuar”- tha Rama
Më herët, kreu i qeverisë ishte në hapjen e bajpasit të Fierit, i cili është hapur me një kalim dhe që do të lehtësoje trafikun drejt jugut ne muajt e verës.
Fraksion.com