AktualitetPolitikëTë fundit

Palmer: SHBA njohin datën 30 qershor ditën e zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer tha se Shtetet e Bashkuara njohin datën 30 qershor si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri.

Palmer komentoi në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës lidhur me vendimin e presidentit Meta për të caktuar 13 tetorin si datë të re zgjedhjesh.

“Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor. Presim që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë e transparente. Pas zgjedhjeve, do te formohet Gjykata Kushtetuese dhe presim që mosmarreveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen permes institucioneve të vendit”, tha Palmer.

 

Fraksion.com