AktualitetKosovaTë fundit

Kosovë: Gjuriq do të provojë të shkojë në Gazimestan; Ka leje vetëm për Veri

Në prag të asaj që po quhet krizë humanitare, shteti serb për të dramatizuar situatën edhe më shumë, provoi të sjellë në Kosovë, të ashtuquajturin drejtor të Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq. Cak i Gjuriqit, ishin qindra serbë që festojnë çdo vit festën e Vidovdanit në Gazimestan. Megjithatë, për zyrtarin serb, mund të përsëritet edhe një herë historia, sepse nëse tenton të shkelë në këtë pjesë pa leje, do të arrestohet, shkruan Gazeta Express

Duke pasur si cak Gazimestanin, dy zyrtarë të serb, ministri i Arsimit dhe i Drejtori i të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën, dorëzuan në MPJ kërkesën për leje që të vizitonin Mitrovicën e Veriut, gjegjësisht Universitetin.

Mirëpo, këta të dy nuk u mjaftuan dhe pas marrjes së lejes kërkuan që vizita të lejohet edhe për në Gazimestan aty ku do të  festohet Vidovdani e në disa komuna tjera me banorë serb.

Kur MPJ ua mohoi lejen për në këtë pjesë, Ministri i Arsimit bëri të ditur se nuk do të vijë në Kosovë, duke u marrë vesh edhe qëllimi i vërtetë i vizitës. Ai që mbeti është Gjuriq që tha për mediat serbe se do të qëndrojë sot në Kosovë, e gjithsesi se do të shkojë edhe në Gazimestan.

Por, nëse ndodh njëjtë, policia e Kosovës do të arrestojë të njëjtin.

Në një përgjigje për Gazetën Express, këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj ka bërë të ditur se atij iu është aprovuar vizita vetëm për në Mitrovicën e Veriut, megjithatë ai e ka kërkuar që e njejta të ju jipet edhe për në Gazimestan edhe për një komunë tjetër.

“Ne i kemi aprovuar kërkesën që Gjuriq të vizitojë Universitetin në Mitrovicën e Veriut, megjithatë Gjuriq ka kërkuar që e njejta t’i lejohet edhe për në Gazimestan edhe në një fshat tjetër, këtë ja kemi lejuar dhe në rast se tenton të shkojë, mund të arrestohet nëse then agjendën e aprovuar nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme”, tha Zyberaj.

“Marko Gjuriq ka kërkuar të vizitojë disa lokacione por i është aprovuar vetëm një, ajo e takimit në Qendrën e Studentëve në Veri të Mitrovicës. MPJ i ka aprovuar kërkesën për vizitë edhe Ministrit të Arsimit, por ky i fundit ka anuluar vizitën”, bëhet e ditur tutje.

Ndryshe, qindra serb marrin pjesë cdo vit në festimin e Vidovdain në Gazimestan aty ku mendohet se është zhvilluar beteja e Kosovës.

Si cdo vit, kjo bëhet nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës, derisa serbët në këtë manifestim mbajnë mbishkrime nacionaliste si “Kosova është Serbi”.

 

Fraksion.com