AktualitetBota+Të fundit

Fillon Samiti i Liderëve të G20-tës në Japoni

Liderët e ekonomive kryesuese dhe në zhvillm pritet të diskutojnë politikat botërore, ekonominë, tregtinë dhe klimën

Samiti dyditor i Liderëve të G20-tës filloi sot në qytetin japonez Osaka.

Kryeministri japonez Shinzo Abe, gjithashtu kryesues i samitit, i përshëndeti liderët së bashku me krerët e disa organizatave ndërkombëtare në Qendrën e Panaireve INTEX të Osakës.

Pas pozimit në një fotografi familjare, udhëheqësit ndoqën një eveniment të veçantë me temën “Ekonomia digjitale”, pas së cilit u mbajt sesioni i parë me temën “Ekonomia globale, tregtia dhe investimet”.

Më vonë, liderët do të mbajnë takime bilaterale dhe do të marrin pjesë në një seancë mbi “Inovacionin”. Dita e parë e samitit do të përfundojë me një ngjarje kulturore dhe Darkën e Liderëve të G20-tës.

Dita e dytë dhe e fundit e samitit do të fillojë me një seancë të veçantë mbi temën “Fuqizimi i gruas”. Pasdite, udhëheqësit është planifikuar të marrin pjesë në sesionin përfundimtar të samitit me temën “Ndryshimet klimatike – Mjedisi dhe energjia”.

Në takim, i ndjekur nga më shumë se 2.000 gazetarë nga e gjithë bota, marrin pjesë 30.000 persona, përfshirë 19 liderë dhe delegatë nga Bashkimi Evropian.

 

Fraksion.com