“Voltana mblidhi plehrat”; Braçe: Mengjesi banal e kriminal në Shkodër
Zv.kryeministri Erjon Braçe përmes një fotoje plehrash të shpërndara andej këndej, ka përcjellë situatën e rëndë në Bashkinë e Shkodrës, ku Voltana Ademi e ka lënë në mëshirë të fatit.
Braçe duke bërë ironi me kryebashkiaken, i bën thirrje që të mbledhë plehrat, ndërkohë që shprehet se 30 qershori do t’i japë fund kësaj gjendjeje, dhe njerëzit do t’i riokthehen punës.
“Molotana apo Boltana:
Mblidhi plehrat! Boll i lëshove rrugëve!
Mengjesi banal e kriminal ne Shkoder!
30 qershor jepi fund ti!
Voto të rikthehet puna!”, shkruan Braçe në rrjetin social.
Fraksion.com