Spiropali: Dikush të pyesë Qametën kush do i bëjë zgjedhjet e 13 tetorit?!
Në një mesazh në “Twitter”, Spiropali shtron pyetjen se kush do t’i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit, pasi sipas saj, KQZ, KZAZ de Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre.
“Ta pyesë dikush Qametën kush do t’i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit, se KQZ, KZAZ dhe vetë Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre? Se s’po pyesim si do ia bëjmë me BE dhe Amerikën, sepse Haxhiut të Dytë i mjafton Luli me Monikën!”, shkruan Spiropali.
Fraksion.com