Presidenti thellon krizën dhe i habit të gjithë: Zgjedhjet në tetor, por nuk e di nëse do marrë pjesë opozita
Përmes një konference urgjentë për mediat, presidenti Ilir Meta ka njoftuar një datë të re zgjedhjesh. Sipas tij, e diela e 13 tetorit do të jetë dita kur shqiptarët duhet t’u drejtohen kutive të votimit.
Ky vendim i Presidentit erdhi pas konsultimeve me partitë e vogla të qendrës së djathtë dhe Lulzim Bashën e Petrit Vasilin.
I pyetur nëse ka marrë një garanci se në 13 Tetor opozita do të marrë pjesë në zgjedhje, Meta i shpreh se ai nuk e ka një garanci të tillë.
“Presidenti nuk detyron asnjë që të marrë pjesë në zgjedhje” – tha ai duke e lënë të pakuptimtë vendimin për 13 tetorin.
Fraksion.com