AktualitetPolitikëTë fundit

Presidenti e pret në zyrë, Rama shfaqet në fushatë

Kryeministri Rama dhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj kane zhvilluar sot një takim me banorët e Njësisë Administrative Nr. 4, në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Rama sulmoi Presidentin duke thënë se ai ka marrë në dorë drejtimin e opozitës  dhe kjo është një fatkeqësi për institucionin.

“Do kisha dëshirë që të flisja për gjëra që janë si të ndërtojmë e jo si të rezistojmë ndaj këtyre barbarëve. Por çfarë t’i bësh. Presidenti ka marrë drejtimin e opozitës. Është fatkeqësi e madhe për institucionin. I hodhi benzinë zjarrit me atë marrëzinë e çfirmosjes së firmës së vet. Iu dha atyre të opozitës  motivin absurd dhe thonë që do mbrojnë dekretin”, tha Rama.

 

Fraksion.com